Sport

Mee: Mendy është si Mbappe i mbrojtësve të krahut


Ferland Mendy ka qenë tema e diskutimit që nga e mërkura, kur shënoi një supergol, duke i dhuruar Real Madrid-it fitoren përballë Atalanta-s.

Së fundmi, Yvan Le Mee, agjenti i francezit, është shprehur rreth paraqitjeve të tij të fundit.

“Dy vite më parë, thashë që Mendy do të jetë Mbappe i mbrojtësve të krahut, dhe ai e ka vërtetuar që unë kisha të drejtë”, tha Mee.

“Real Madrid-i të shndërron në një lojtar më të mirë”, u shpreh Mee, “nuk shoh ndonjë mbrojtës të krahut më të mirë se Mendy këto ditë.”

Mee tha që Mendy kishte shumë oferta, por Real Madrid insistoi për shërbimet e tij.

“Ai është shumë i mirë në mbrojtje dhe në sulm, çka është shumë e rrallë në futboll, duke marrë parasysh moshën e tij.”

Yvan Le Mee ka qenë me Mendy-n qysh nga fillimi i karrierës së tij dhe duket që besimi i tij në kualitetet e francezit nuk ka qenë i kotë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore