Shqipëria

Me vaksinë – pa vaksinë: Studentët frekuentuan ditën e parë të mësimit


Mësimi në auditorë filloi me përplasje dhe polemika mes studentëve dhe punonjësve të sigurisë në lidhje me masat anti-COVID.

Studentët që duan të frekuentojnë orën mësimore duhet të paraqesin testin PCR negativ ose certifikatën e vaksinimit.

Mbledhja e studentëve jashtë fakulteteve e më pas në sheshin Nënë Tereza detyroi universitetet që të hapnin dyert edhe për të pavaksinuarit.

Në fakultete të ndryshme studentët treguan çfarë ndodhi në këtë ditë të parë të vitit të ri akademik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore