Lajme

Me “tepih të kuq” e fton PSD-ja ministrin Latifi në QKUK


Aksioni i PSD-së.

Tepih i kuq i është shtruar ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi para Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga Partia Socialdemokrate.

PSD, këtë aksion e realizoi me shpresën që ministri të filloj punën në përmirësimin e shëndetësisë.

“Ne kemi sjellë këtë tepih të kuq për të. Ndoshta kështu do ta bindim që t’ia fillojë punës, mbase nxitet nga luksi e glamuri. Sepse deri më tani kemi parë një ministër i cili është totalisht jashtë realitetit. E realiteti është ky: çdo dy ditë largohet nga një mjek nga Kosova. Këta gjashtë muaj janë larguar 95. Deri në fund të vitit pritet që të largohen 200”.

Ndryshimet e pritura nga Qeveria e quajtur e “shpresës” sipas tyre më së miri mund të shihen në QKUK.

“Të gjithë e dimë, në spitale asgjë s’ka ndërruar. Sepse ndryshimi nuk është propagandë as poezi. Ndryshimi përnjëmend është shëndetësi më cilësore, shëndet më i mirë i qytetarëve”.

“I kemi pas dy figura kryesore të pushtetit në shëndetësi. Rifat Latifi dhe Arben Vitia. Njëri nuk po zbret prej aeroplanit, tjetri drejtor në Spital Privat. Gjendja në QKUK sot është veç ma e rëndë: mungesë barnash thuajse menaxhimi i barnave është fizike kuantike, aparaturat s’punojnë ose u hyn uji, pacientët në lista të gjata të pritjeve”, ka thënë Donjeta Demolli, anëtare e kryesisë në PSD.

Aksioni i PSD-së.

Kjo parti ka përmendur edhe një numër të madh të problemeve me të cilat është duke u ballafaquar aktualisht shëndetësia në Kosovë.

“Mungesë barnash thuajse menaxhimi i barnave është fizike kuantike, aparaturat s’punojnë ose u hyn uji, pacientët në lista të gjata të pritjeve. Ministri i Shëndetësisë lobon për Liberalizim të Vizave.E dimë që shëndetësia ka shumë probleme. As nuk presim ato të adresohen menjëherë. Problemi është që puna as nuk ka nisur. Ministri nuk po shihet e angazhimi i tij s’po vërehet”.

Në konferencën e tij të parë si Ministër, Latifi i sapo emëruar i shëndetësisë, ka premtuar se ai vetë dhe ekipi i tij do të angazhohen në ngritjen e standardeve mjekësore duke e ngritur edukimin dhe trajnimin e të gjithë punëtorëve shëndetësor.

Në vitin 2009, Latifi ishte emëruar këshilltar për shëndetësi nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi.

Ai vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku suksesshëm zhvillon profesionin e tij prej mjeku. Megjithatë, prejse ka ardhur ka pasur kritika për të.

Mos-qëndrimi në kohë të plotë në Kosovë ka bërë shumë kë të pyes nëse ai është i dedikuar mjaftueshëm në punën e ministrit meqë ndanë jetën mes Kosovës e Amerikës.

Latifi në anën tjetër i ka siguruar të gjithë se varësisht ku gjendet fizikisht ai punën e bën njëjtë.

“Takimet i bëj edhe online”, pati deklaruar.

Misioni Rifat, dështoi me sukses

Dështimi i “trurit të kthyer” – Latifi s’është as i informuar për problemet e shëndetësisë në Kosovë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore