Lajme

Vota e diasporës, Basha takim me bashkatdhetarët në Itali


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka njoftuar se të shtunën e 27 prillit në orën 18:00 do të ketë një takim me bashkatdhetarë në Itali.

Me anë të një postimi në mediat sociale, ai ka ftuar shqiptarët që jetojnë në këtë shtet të jenë pjesë e takimit.

Ndërsa ka njoftuar edhe vendin ku mbledhja do të organizohet.

“Nga zemra e Milanos ku ndodhem në një vizitë dy ditore. Kemi përfunduar një sërë takimesh ndërsa nesër do të vijojmë një takim me bashkatdhetarët. Ju ftoj përzemërsisht t’ju ftoj të na bashkoheni në këtë takim”.

Sakaq, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi,  ka apeluar partitë politike që të ulen në tryezën e diskutimeve dhe të miratojnë një Reformë Zgjedhore, duke qenë se ky është edhe një vendim i Gjykatës, për të mundësuar votën e emigrantëve në zgjedhjet e radhës.

Sipas Celibashit, periudha ideale për t’i bërë këto ndryshime është një vit përpara mbajtjes së zgjedhjeve, që të lihet kohë në implementimin e ligjeve.

Diçka e tillë duket e pamundur në Shqipëri në kushtet aktuale.

Megjithatë, edhe në ekstreme të gjashtë muajve përpara zgjedhjeve, Komisioneri ka theksuar se do të ishte e mundur të bëhej diçka.

Por nëse ky kod i ri ngel, zgjedhjet sipas tij rrezikohet të ketë problematika dhe një impakt në aspektin teknik të zgjedhjeve në të ardhmen.

Teksa, Celibashi i qëndroi faktit se nëse boshllëqet ligjore nuk plotësohen sipas Kushtetutës nga Kuvendi, vota e emigrantëve sërish nuk do të mundësohet në Shqipëri.

Ai ka shtuar se nuk është përgjegjësi e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i bëjë këto ndryshime, por e ligjvënësve.

Megjithatë, vendimi i Kushtetuesve është i qartë dhe gjykata më e lartë në vend ka kërkuar që boshllëku ligjor të plotësohet sa më parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore