Lajme

Më shumë se 220 të vrarë nga cikloni Freddy në Malawi dhe Mozambik


Cikloni tropikal Freddy goditi brigjet e Afrikës Jugore për herë të dytë gjatë fundjavës, duke e çuar numrin total të vdekjeve në më shumë se 220 njerëz në Malawi, Mozambik dhe Madagaskar.

Stuhia një mujore ka thyer të paktën një rekord dhe mund të thyejë dy të tjerë, thonë meteorologët. Ndërsa ndryshimi i klimës shkakton oqeane më të ngrohta, energjia e nxehtësisë nga sipërfaqja e ujit po nxit stuhi më të forta.

Çfarë ndodhi me viktimat?

Deri të martën pasdite, autoritetet numëruan 190 njerëz të vdekur në Malawi dhe qindra të tjerë të plagosur dhe të zhdukur. Numri zyrtar i të vdekurve në Mozambikun fqinj ishte 20.

Shumë nga të vdekurit u vranë nga rrëshqitjet e dheut në kodrinën Blantyre, qyteti i dytë më i madh i Malawi-së. Shiu i rrëmbyeshëm rrëmbeu mijëra shtëpi dhe shkuli pemët, duke i lënë banorët të shikonin me mosbesim grykat e mëdha në rrugë dhe u detyruan të kapen nëpër urat e improvizuara ndërsa shiu vazhdonte.

Trupat ende po nxirreshin nga shkatërrimi. Shkalla e dëmeve dhe humbjeve të jetëve nuk dihet ende, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë.

Rrugë e pazakontë

Freddy u zhvillua në brigjet e Australisë, përshkoi të gjithë Oqeanin Indian jugor dhe udhëtoi më shumë se 8 mijë km për të zbritur në Madagaskar dhe Mozambik në fund të shkurtit.

Më pas u kthye dhe goditi përsëri brigjet e Mozambikut dy javë më vonë përpara se të lëvizte në brendësi të Malawi-së.

“Asnjë ciklon tjetër tropikal i vërejtur në këtë pjesë të botës nuk ka marrë një rrugë të tillë përtej Oqeanit Indian në dy dekadat e fundit”, tha Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike e SHBA.

Stuhia Freddy vret 100 persona në Malavi dhe Mozambik

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore