Lajme

Me kafe në dorë rrugëve të shkretuara të Kievit – Ekipi Zelensky në krye të detyrës


Kievi dhe Ukraina në tërësi, nuk janë ndër vendet e rekomanduara momentalisht për të shëtitur, për shkak të rrezikut që kanoset nga agresioni rus, i cili dita-ditës po e përshkallëzon konfliktin më tej.

Mirëpo, duket se vendin e tyre, ukrainasit – në veçanti ata të cilët ndodhen në pozita të larta dhe në përballje direkte me Vladimir Putini – e duan më shumë se sa pandehet.

Ka qenë këshilltari i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Mykhailo Podoliyak, ai i cili ka publikuar në median e tij sociale Twitter, një video ku shfaqet me kreun e shumicës parlamentare në Ukrainë, David Arakhamia dhe me një person tjetër.

“Kievi është gjithmonë i bukur, edhe në kohë lufte. Ekipi Zelensky është gjithmonë në punë”, shkruan Podolyak në statusin e tij.

Ndërsa, të tre, me veshjen karakteristike ngjyrë jeshile të errët, kanë vijuar të shijojnë kafenë dhe ecjen e tyre nëpër Kievin e boshatisur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore