Financa

Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me një “krizë bankare më të keqe se e vitit 2008”


Mbretëria e Bashkuar mund të përballet me 500 mijë humbje të vendeve të punës dhe të detyrohet të shpenzojë 674 miliardë paund të parave të taksapaguesve për të shpëtuar bankat e saj.

Dhe një skenar i tillë mund të anulohet nëse vendi përgatitet që vlera e karburanteve fosile të shembet si rezultat i rregulloreve të krizës klimatike.

Të paktën kështu ka rezultuar nga një hulumtim i fundit i botuar nga një grup aktivistësh për klimën, i njohur si fushata “One to One”.

Hulumtimi sugjeron se këto pasoja financiare mund të eklipsojnë ato që lidhen me krizën bankare të vitit 2008, e cila e detyroi qeverinë të shpëtojë huadhënësit kryesorë, duke përfshirë Royal Bank of Scotland dhe Lloyds Banking Group.

Çka i kushtoi Mbretërisë së Bashkuar afërsisht 560 miliardë paund.

Në studim ilustrohen rreziqet që ka të ngjarë të shfaqen nëse bankat dhe siguruesit nuk arrijnë të mbajnë kapital të mjaftueshëm për të mbuluar humbjet e mundshme me të cilat ka të ngjarë të përballen si rezultat i rregulloreve klimatike që synojnë të arrijnë objektivat e emetimeve zero gjatë viteve të ardhshme.

Ndoshta këto rregullore do ta bëjnë më të vështirë për kompanitë me intensitet karboni që të shesin produktet e tyre si nafta dhe gazi te klientët.

Ndaj, në vend të kësaj, do të detyrohen të blejnë burime më të gjelbra të energjisë duke zvogëluar vlerën e aktiveve të rënda me karbon, duke përfshirë aksionet ose huatë për projektet e karburanteve fosile ose kompanitë e tyre të lidhura, të cilat nga ana e tyre do të dëmtojnë investitorët institucionalë që i mbajnë ato.

Raporti vlerëson se bankat ndoshta do të kishin nevojë për një total prej 4.9 trilion dollarësh në paketat e shpëtimit ndërkombëtar, nëse asetet e karburanteve fosile shemben në vitin 2030, duke vënë në rrezik 13.6 milionë vende pune në mbarë botën.

Kështu, fushata “One to One” po bën thirrje për veprime të koordinuara nga qeveritë dhe rregullatorët financiarë për të adresuar ato që thotë se janë dobësi kritike në sektorët bankar dhe të sigurimeve.

Kjo do të përfshinte bankat dhe siguruesit që mbanin një kapital në vlerë prej një paund në rezervë për të krahasuar çdo paund të përdorur për të financuar ose siguruar projekte të karburanteve fosile.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore