Shqipëria

Mbajti fëmijët peng dhe qëlloi ndaj RENEA-s, lihet në burg Aleks Marku


Aleks Marku, 40-vjeçari, i cili mbajti peng dy fëmijët e tij dhe qëlloi me armë ndaj RENEA-s, është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit.

Kjo, pas ngjarjeve të 15 majit në zonën e Shkëmbit të Kavajës, të cilat rrokën vëmendjen e opinionit publik.

Aleks Marku nën efektin e drogës mbajti peng 2 fëmijët pas një debati me bashkëshortene tij ai qëlloi me kallashnikov edhe drejt forcave RENEA.

Teksa bashkëshortja e tij kishte denoncuar dy herë në policinë e Lezhës për dhunë por nuk ishte paraqitur në gjykatë për urdhër mbrojtjeje, pasi i kishin zgjidhur vetë mosmarreveshjet mes tyre.

Ndërohë më 15 Maj Marku u vetëdorëzua pas disa orësh negociata me Forcat RENEA.

Terrorizohet Durrësi/ 40-vjeçari mban peng dy fëmijët e mitur dhe qëllon ndaj RENEA-s, arrestohet

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore