Lajme

MB hedh mbetjet e saj ilegalisht në Rumani


Mbreteria e Bashkuar hedh ilegalisht mbeturinat ne Rumani

Një hetim i medias britanike BBC ka zbuluar se mbetjet britanike dërgoheshin dhe hidheshin ilegalisht në Rumani.

Autoritetet rumune kanë thënë se dërgesat, të etiketuara si mallra të përdorura, ishin në të vërtetë thjesht mbeturina pa vlerë të destinuara për landfill.

Nga i ashtuquajturi krim i mbeturinave, mund të bëhen miliona euro, pasi që është më lirë të dërgosh mbeturina jashtë vendit dhe t’i hedhësh ato, sesa të paguash për t’i asgjësuar siç duhet në shtëpi, raporton BBC.

Ndërkaq Qeveria rumune i ka bërë thirrje Mbretërisë së Bashkuar të mundohet më shumë për të frenuar këtë tregti të paligjshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore