Sport

Materazzi: Skriniar nuk është më i miri, gaboi që do të shkojë në Paris


Në një intervistë të fundit, ish-futbollisti i Inter-it, Marco Materazzi, u pyet nëse Milan Skriniar ka marrë vendimin e duhur për t’u larguar nga Interi për Paris Saint-Germain këtë verë.

Ish-fituesi i Kupës së Botës me Italinë beson se Skriniar është një lojtar shumë i talentuar, por “jo më i miri” ende pasi ai disa aspekte në të cilat mund dhe duhet të përmirësohet.

Skriniar nënshkroi një marrëveshje para-kontrate me PSG-në në janar dhe do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës së mbushur me yje në kryeqytetin francez sapo marrëveshja e tij aktuale me Inter-in të përfundojë në muajin qershor.

Duke folur për “Canal+”, Materazzi dha mendimin e tij lidhur me Skriniar, i cili vendosi ta “tradhëtonte” ekipin e tij.

“Ai është një mbrojtës shumë i fortë, por jo më i miri. Nuk duhet të harrojmë se kur erdhi Skriniar ai luajti mirë, punoi dhe kishte Conte kishte merita që ai u bë i fortë”, tha Materzzi.

“Ai mund të largohej pas vitit të parë nën Conte-n kur nuk luajti, por u përmirësua shumë, u bë i domosdoshëm për ekipin dhe kapitenin e Inter-it”, shtoi ish-futbollisti italian.

“Në pozicionin e tij, unë personalisht do të kisha qëndruar në Inter. I thashë publikisht ‘Mbaje mend se si të donin tifozët e Inter-it, nuk e di nëse do të të duan kështu në Paris, shpresoj se po’, por gjithçka që duhet vetëm një vështrim te Messi, ai është një nga lojtarët më të mirë në histori”, tha Materazzi.

Interi ka ende punë për të bërë përpara se të mbyllet ky sezon, me një vend gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve për të luftuar dhe një top katërshe në Serie A që kërkon shumë vëmendje.

Skriniar, megjithatë, mbetet ende jashtë fushës për një problem me shpinën dhe nuk do të përfshihet për zikaltrit gjatë vizitës së tyre nga Benfica në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve të martën në mbrëmje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore