Lajme

Martin Luter King ka mbuluar kostot e spitalit për lindjen e Julia Roberts


Martin Luter king ka mbuluar kostot e spitalitditën e lindjes së yllit hollivudian Julia Roberts.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja në një intervistë për rrejtin amerikan “CNN”.

Zbulimi i Julia Roberts, e cila mbushi 55 vjeç më 28 tetor, bëri xhiron e botës.

Ajo u shpreh se i madhi, Martin Luther King, “ndihmoi familjen time të dilte nga një situatë e vështirë, duke paguar faturën e spitalit për lindjen time”.

E gjithë kjo ndodhi disa muaj para se lideri i të drejtave civile të vritej.

Roberts tha se, në fillim të viteve 1960, gruaja e Martin Luther King, Coretta Scott një ditë thirri prindërit e saj – të cilët kishin një shkollë aktrimi në Atlanta të quajtur “Aktorë dhe Shkrimtarë” –  për të pyetur nëse fëmijët e tyre mund të hynin “pasi e kishin të vështirë të gjenin një vend që do t’i pranonte”.

Në fakt, ligjet racore dhe segregacioni ishin ende një realitet i ashpër në atë kohë dhe fëmijët me ngjyrë nuk mund të hynin në shkollat ​​e të bardhëve.

Prindërit e aktores i pritën me shumë kënaqësi ata.

Kështu, në shenjë mirënjohjeje, aktivisti politik më pas zgjodhi të paguante faturën e spitalit dhe të lejonte prindërit e Julia Roberts të shijonin lindjen e vajzës së tyre pa menduar për vështirësitë financiare.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore