Martens: Berlini e Parisi synojnë ta shtyjnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Michael Martens, gazetar i prestigjozes gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, i cili mbulon Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të dielen, zbuloi se disa liderë evropianë, posaçërisht në Gjermani e Francë, flasin për mundësinë e shtyrjes së vendimmarrjes në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Megjithatë, në Berlin dhe Paris – por edhe në kryeqytete të tjera – duket se ekzistojnë qarqe që synojnë të injorojnë votën e qartë të deputetëve të tyre dhe në vend të kësaj ta shtyjnë votimin mbi aplikacionin për anëtarësimin e Kosovës”, shkroi Martens duke komentuar mbi sugjerimet që avancimi drejt Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të jetë kusht për Kosovën.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Franca, Gjermania, Italia dhe Britania e Madhe – duan lëvizje reale drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, posaçërisht dërgimin e një draft-statuti për këtë mekanizëm në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës përpara se ministrat në Këshillin e Evropës të bien dakord për pranimin potencial të Kosovës.
“Para se të votohet për aplikimin e Kosovës, ajo duhet të lejojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe për të siguruar të drejtat e pakicës serbe. Duket se kjo linjë mendimi ekziston edhe në kancelarinë e Gjermanisë. Por, kjo kërkesë s’do të thotë asgjë tjetër veçse t’i jepet Serbisë e drejta e vetos kundër pranimit të Kosovës”, shkroi mes tjerash Martens.
Kosova u mbështet nga shumica dërrmuese e deputetëve në Asamblenë e Parlamentare të Këshillit të Evropës për të kaluar fazën e parafundit drejt anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme evropiane, ndërsa lëvizjet reale politike pritet të nisin në prag të takimit të Komitetit të Ministrave të Jashtëm – organi vendimmarrës i organizatës – dikur në mes të muajit maj.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Porti Chabahar: SHBA thotë se sanksionet janë të mundshme pas marrëveshjes së portit Indi-Iran
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Aktakuzë ndaj Rakiçit për mosdeklarim të saktë të pasurisë
-
Meta paraqitet në Prokurorinë e Tiranës, për ‘vjedhjen’ e serverit të PL-së
Lajmet kryesore
-
Gërvalla: Draft-statuti i Asociacionit është Republika Serbe, por e pranojmë në pako
-
SPAK sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të ish-shefit të Operacionales, Oltion Bistri
-
Ish-spiuni i Policisë Sekrete të Kinës zbulon operacionet, që synojnë disidentët në Australi dhe jashtë saj
-
Osmani: BE-ja s’po na tregon çfarë të bëjmë për t’u anëtarësuar – ka krijuar bllokadë për çështje të brendshme politike