Sport

Marihuana e lë jashtë Lojërave Olimpike atleten amerikane


Atletja amerikane Sha’Carri Richardson ka vendosur të tërhiqet nga Lojërat Olimpike të Tokios, pasi rezultoi pozitive në testin mbi përdorimin e kanabisit.

Ajo ka marrë dënim një mujor, pasi kishte përdorur marihuanë dhe kjo do e pengojë atë për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, Tokio 2020 (2021).

21-vjeçarja fitoi në provat olimpike të 100 metërshit, në Oregon të SHBA në muajin qershor, duke zhvilluar kohën e gjashtë më të shpejtë në histori.

Por, testi pozitiv i Teksanit do të thotë se rezultati i saj është zhvlerësuar dhe është hequr.

“Mos më gjyko, sepse unë jam njeri, unë thjesht doja të vrapoja pak më shpejtë”, tha ajo në emisionin “Today” ne NBC.

Testi pozitiv i atletes erdhi pas ajo shënoi kohën 10.86 sekonda për 100 metër, në provat olimpike.

Richardson-i e shpjegoi faktin e përdorimit të marjuanës, për shkak se një javë para se të bëheshin provat, e ëma i kishte ndërruar jetë dhe ndaj e kishte përdorur, në mënyrë që ta përballonte situatën.

“Unë kërkoj falje për faktin që nuk dija as si t’i kontrolloja emocionet e mia”, shtoi ajo.

Ndërsa, Richardson-i po jepte intervistën e saj, Agjencia Anti-Doping në SHBA (Usada) njoftoi se ajo e kishte pranuar pezullimin.

“Rregullat janë të qarta, por kjo është tronditëse në shumë nivele”, tha shefi ekzekutiv i Usada, Travis Tygart-i.

“Shpresojmë, pranimi i përgjegjësisë së saj dhe falja do të jenë një shembull i rëndësishëm për të gjithë ne që mund të kapërcejmë me sukses vendimet tona të pendimit, pavarësisht nga pasojat e kushtueshme te ajo”.

Pezullimi i 21-vjeçares fillon më 28 qershor dhe mbaron më 28 korrik, çka do të thote se ajo mund të garonte në Lojërat Olimpike, që fillojnë më 30 korrik.

Por, rezultatet e provave të saj tashmë janë hedhur poshtë dhe të drejtën për të garuar në Tokio do të duhet t’ia japë US Track and Field (USATF) dhe Komitetin Olimpik dhe Paraolimpik i SHBA.

Kur u pyet nëse ajo ende shpresonte të merrte pjesë në Lojërat Olimpike, Richardson-i tha se do të përqendrohej te vetja dhe dëshironte që të mos garonte në Tokio.

Kanabisi është i ndaluar nga Agjencia Boterore Anti-Doping dhe sportistët që rezultojnë pozitiv në përdorimin e tij mund të marrin një dënim deri në katër vite pezullim.

Por, dënimi mund të reduktohet nëse sportistët bien dakord që të marin pjesë në programe trajtimi të posaçme, ose kur nuk ndikon në performancën sportive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore