Kulturë

Margariti: Projekti që kthen trashëgiminë kulturore të Durrësit në magnet


Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në një vizitë në Durrës informoi se po shqyrtohet projekti TID i Durrës-it, që do të sjellë një ndryshim rrënjësor për qytetin.

“Trashëgimia kulturore do të jetë një magnet i vërtetë ekonomik dhe turistik për Durrësin”, deklaroi ministrja.

Margariti vlerësoi se Durrësi është një nga qytetet me “historinë më të pasur me një kulturë që ofron një potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi”.

“Së bashku me bashkëdrejtorët ekzekutivë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe AADF, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli vizituam zonën që do të shndërrohet në më tërheqësen për qytetin, ku trashëgimia kulturore do të jetë një magnet i vërtetë ekonomik dhe turistik”, shkruan Margariti në median sociale, facebook.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore