Lajme

Maqedonia e Veriut: Regjistrohen dy tërmete në zonën e Kërçovës


Ilustrim

Në jugperëndim të kryeqytetit të Maqedonisë së Veriut, Shkup, janë regjistruar mëngjesin e së mërkurës së një dhjetorit dy tërmete me epiqendër në zonën e Kërçovës.

Tërmeti i parë ishte në orën 8:14 minuta me magnitudë të Rihterit lokal ML 2.6 dhe i dyti në orën 8:21 minuta me magnitudë të Rihterit lokal ML 2.9.

Kërçovë

Tërmetet janë ndjerë nga popullata në pjesët jugperëndimore të vendit, me intensitet III gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, bëjnë të ditur Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore-Matematikore në Shkup.

Rrjeti telemetrik sizmik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Valandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, mirëmbahet nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore