Lajme

Maqedonia e Veriut: 5 të vdekur e 312 raste të reja me COVID-19


Shkup

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut kanë vdekur 5 persona, derisa janë regjistruar 312 raste të reja me COVID-19.

Nga 312 rastet e infektimit, 51 janë ri-infektime.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, janë kryer 2 mijë e 605 testime për COVID-19.

Janë regjistruar gjithsej 290 pacientë të rikuperuar brenda 24 orëve të fundit.

Raste aktive me COVID-19 sipas MSH-së raportohet të jetë 1 mijë e 833.

Deri më tani janë bërë gjithsej 1 milion e 925 mijë e 963 testime të COVID-19 në vend.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar nga pandemia në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë ka shkuar në 301 mijë e 895 pacientë, ndërsa të shëruar 290 mijë e 907, kurse vdekje 9 mijë e 155.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore