Lajme

MAPL se ftojë në takim Asociacionin, si shkojnë as kryetarët


AKK

Kryetarët e komunave të Kosovës nuk do të marrin pjesë në takimin e ftuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për të premten e 17 dhjetorit që të diskutojnë për situatën epidemiologjike në Kosovë si dhe masat e reja të mundshme.

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) me anë të një komunikate ka bërë të ditur se kryetarët e komunave nuk do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së MAPL-së, me arsyetimin se ky Asociacion nuk është ftuar si një trup e vetme por ftesa ka qenë vetëm për kryetarët.

“Kryetarët vlerësojnë që pa AKK-në nuk duhet të marrim pjesë në këtë takim meqë nuk është hera e parë që niveli qendror vepron në këtë mënyrë”, thuhet në njoftimin e AKK-së.

 

Sipas AKK-së mos-ftesa për Asociacionin “bëhet me qëllime përçarëse në mes AKK dhe Kryetarëve”.

“Kryetarët e Komunave vlerësojnë se uniteti i Kryetarëve është i domosdoshëm dhe që të gjithë Kryetarët do të mbeten të bashkuar si pushtet lokal që të ruhet ajo që është ndërtuar për më shumë se dy dekada në përfaqësimin e denjë të qeverisjes lokale ndaj nivelit qendror”, thuhet në njoftim.

Sipas AKK-së, Ministritë duhet ta shohin Asociacionin si aleat e jo ta injorojnë atë.

“Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, ma automatizim injorohen vetë Kryetarët dhe Komunat e Kosovës”.

Ky asociacion i ka bërë thirrje ministrisë dhe Qeverisë që të stopoj injorimin sepse një injorim për AKK-në thuhet se është injorim për Komunat.

“Nëse ministritë e injorojnë AKK-në, ma automatizim injorohen vetë Kryetarët dhe Komunat e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore