Përballje

Mancini: Shqipëria skuadër e mirë, i falënderojmë që na ftuan për këtë miqësore


Shqipëria u mposht nga Italia me rezultat 1:3, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në “Air Albania.

Pas ndeshjes, foli në konferencën për media trajneri i Italisë, Roberto Mancini, i cili përgëzoi kuqezinjtë për paraqitjen e sotme.

“Është një skuadër e mirë, e dinim këtë, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, i bëj komplimente. I falënderojmë që na ftuan për këtë miqësore”, tha Mancini.

Ardian Ismajli e shënoi golin e parë për kuqezinjtë në minutën e 16-të, pastaj Italia e përmbysi avantazhin e Shqipërisë që në pjesën e parë me golat e shënuar nga Giovanni Di Lorenzo dhe Vincenzo Grifo.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë kanë humbur shumë raste për të shënuar, derisa Italia arriti t’i ndëshkojë me anë të një kundërsulmi, ku përsëri golashënues ishte Grifo.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore