Përballje

Manchester United mposhtet nga West Ham-i, rihapet gara për vendin e katërt


Manchester United është mposhtur me rezultat minimal 1:0 në udhëtim te West Ham United, në ndeshjen e javës së 35-të në Premier Leauge.

Mohamed Said Benrahma e zhbllokoi sfidën që në minutën e 27-të duke e kaluar West Ham-in në epërsi.

U duk sikur një lojë që do të prodhonte më shumë gola, por skuadrat u ndalën aty.

Manchester United e dominoi më shumë ndeshjen, derisa rastet nuk munguan as për vendasit, por gola më nuk pati.

Me këtë humbje, tani “Djajtë e Kuq” mbesin në kuotën e 63 pikëve në vendin e katërt, një më shumë se Liverpool i vendit të pestë, megjithatë përparësi për United mund të jetë se ata e kanë një ndeshje më shumë për ta zhvilluar se sa “The Reds”.

Ndërkohë, kjo fitore ishte shumë e vlefshme për West Ham-in, duke qenë se ata tani largohen shtatë pikë nga zona e rënies.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore