Shqipëria

Manastirliu viziton bebet e sapolindura: 2022 viti i fëmijëve


“2022, do të jetë viti i fëmijëve, i zbatimit të politikave dhe programeve të reja për ta”.

Ky ishte mesazhi që dha ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, mesditën e 1 janarit, nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë”, ku vizitoi shtatë bebet e ardhura në jetë pas mesnate.

Siç e cilësoi dhe Ministrja, në traditën e përvitshme të ditës së parë të vitit, ajo u dorëzoi çekun e bonusit së bebeve, ku uroi për një vit të mbarë dhe të begatë.

Duke folur për programin e bonnusit së bebeve, Manastirlu theksoi se, “që prej viti 2019 kanë përfituar më shumë se 115 mijë fëmijë Brenda dhe jashtë vendit”.

Ndër të tjera Manastriliu theksoi se ky vit do të vijojë me fuqizimin e programeve dhe investimevve për të porsalindurit.

Po ashtu Ministrja bëri me dije se investimet në maternite nuk do të ndalen.

“Do të vijojmë programin e kujdesit neonatal me investimet në maternitetet e reja të Beratit, Kukësit, dhe investimin madhor në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’ si dhe në maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Nuk do ndalemi duke investuar te fëmijët tanë” vijoi më tej ajo.

Duke cituar fjalën e kryeministri Edi Rama, Manastirliu theksoi se, “ky vit do të hapë një erë të re për fëmijët, sa i përket programeve shkollore dhe jashtë shkollore për fëmijët, nga programet për kulturën, artin dhe zejen, tek programet e reja në teknologji dhe inovacion”.

Nga ana tjetër, ajo shtoi se në fokus janë edhe politikat e reja shëndetësore dhe sociale.

“Çelim këtë vit programin e kujdesit të syve për 300 mijë fëmijë. Programin e mbështetjes së fëmijëve pa kujdes prindëror me trefishimin e ndihmës ekonomike për fëmijët jetimë dhe dyfishimin e ndihmës ekonomike për familjet me tre fëmijë nën 18 vjeç”.

Deri në orët e para të mëngjesit në dy maternitetet e Tiranës 12 djem dhe dy vajza kanë ardhur në jetë.

Fëmija i parë i lindur edhe këtë vit në Shqipëri ka qenë djalë, ku ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.

Nga ana tjetër, edhe në maternitetin “Koço Glozheni”, fëmija i parë i sjellë në jetë ka qenë djalë, vetëm një minutë pas mesnate.

Emrat e dy djemve të parë të 2022-shit janë bërë gjithashtu me dije nga ministrja – Akid dhe Aiden.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore