Përballje

Mallorca e Muriqit mbijeton në La Liga, mposhtin Osasunën


Ndeshja mes Osasunës dhe Mallorca-s përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.

Që nga transferimi i Vedat Muriqit, qëllimi i tij ishte të ndihmonte Mallorca-n të qëndronte në La Liga, dhe këtë qëllim e arriti.

Goli i parë erdhi në pjesën e dytë, në minutën e 47-të më anë të Angel, ku asistoi sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi.

Për të siguruar fitoren u përkujdes Clement Grenier, i cili shënoi në minutën e 83-të.

Mallorca u radhitën ne pozitën e 16-të me 39 pikë, ndërsa ishte Granada skuadra e cila do të kalojë në La Liga 2, pasi nuk arritën të fitojnë kundër Espnyol-it.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore