Bota

Malajzia siguron 18.4 milionë doza të vaksinave ruse dhe kineze


Malajzia njoftoi të martën se ka arritur marrëveshje me dy kompani vendase për të blerë 18.4 milionë doza të vaksinave. Vaksinat janë të prodhuara nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya i Rusisë dhe Sinovac i Kinës.

Firma farmaceutike malajziane Duopharma do të furnizojë qeverinë me 6.4 milionë doza të vaksinës Spalenik V në mars.

Malaysia Pharmaniaga Berhad do të furnizojë me 12 milionë doza të vaksinës së Sinovac në prilli.

Marrëveshjet do të sigurojnë furnizime të mjaftueshme për të mbuluar 9.2 milionë njerëz.

Në fillim të këtij muaji, Pharmaniaga ra dakord të blinte 14 milionë doza nga Sinovac. Kjo marrëveshje do ta lejonte Pgarmaniaga-n të kryente një proces mbushjeje dhe përfundimi të vaksinës për shpërndarje në Malajzi, përpara se ta prodhonte.

Malajzia ka blerë gjithashtu vaksina nga Pfizer dhe BioNTech, si dhe nga AstraZeneca.

Malajzia ka pasur 187 mijë persona të prekur nga pandemia, ku 689 persona kanë humbur betejën me coronavirus-in./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore