Rajoni

Mal i Zi: Qytetarët nuk lejojnë policinë të mbyll dyqanet në Tuz


Tuz, Mal i Zi (Al Jazeera)

Të gjithë restorantet në komunën malazeze të Tuzit u hapën këtë mëngjes, pavarësisht masave të Ministrisë së Shëndetësisë të Malit të Zi kundër Covid 19.

Ndërkohë forca të shumta policore kanë ndërhyrë për ndaluar aktet në fjalë.

Mediat malazeze kanë raportuar se policia ka bllokuar hyrjen e makinave në komunë nga drejtimi i Podgoricës.

Ndërkohë, Kryebashkiaku Nik Gjeloshaj, pretendon se vendimi për të mbyllur dyqanet është diskriminues dhe i motivuar politikisht.

“Unë do t’i bëj thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë kësaj ngjarjeje. Ne do të bllokojmë rrugën ndërkombëtare. Kjo është hakmarrje e kryeministrit Zdravko Krivokapic dhe zëvendës kryeministrit Dritan Abazovic sepse i thirra ata sepse nuk e uruan ditën e shtetësisë së Kosovës. Ne jemi duke pritur që kryeministri të shpjegojë pse jemi të diskriminuar”, u tha Gjeloshaj gazetarëve.

Gjeloshaj kishte njoftuar mbrëmë se të gjitha objektet hotelerike në atë komunë do të hapeshin ditën e enjte.

Si pjesë e masave më të rrepta të miratuara dje në Malin e Zi, dyqanet në Tuzi, Danilovgrad dhe Bar do të mbyllen që nga sot.

Çështje e formuar kundër Gjeloshaj

Ndër të tjera, autoritetet vendosën të ndalojnë funksionimin e objekteve hotelerike në Tuzi dhe Danilovgrad, megjithëse nuk ka një numër të madh të pacientëve në ato komuna.

Në ditët e mëparshme, një numër i madh i qytetarëve të Podgoricës shkuan në ato komuna, të cilat janë afër, sepse objektet hotelerike në Podgoricë ishin të mbyllura.

Kur u pyet pse mendon se ky është një vendim politik, Gjeloshaj tha për RTCG se në asnjë komunë tjetër që ka të njëjtin numër pacientësh nuk është marrë një vendim për të mbyllur objektet e hotelerisë.

Ai pretendon se vendimi që ai mori nuk është i paligjshëm dhe se është në përputhje me kompetencat e kryetarit.

Prokuroria e Podgoricës ngriti një çështje kundër Gjeloshaj mbrëmë pasi ai njoftoi në Facebook se objektet e hotelierisë nuk do të mbyllen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore