Stil

Magjia e artit të kapelave


Kohët e fundit, kapelja ka fituar një vend nderi midis gjithë pjesëve të tjera të kultit në veshjet tona.

Dikur ishte e zakonshme që kapelet të përdoreshin vetëm në plazh. Sot, në çdo ambient, pavarësisht orës, mund të shohësh grupmosha të ndryshme me këtë aksesor.

Kapelja është një aksesor që të lejon të shfaqësh më shumë nga personaliteti yt, të jep më shumë stil dhe të mbron nga dielli e i ftohti.

Ajo është mjaft e bukur, nëse guxon ta përdorësh në jetën e përditshme apo në mbrëmjet elegante. Kjo sepse e gjen në forma të ndryshme, që i përshtaten çdo aktiviteti që përfaqëson një femër.

Disa prej ikonave të ekranit e vënë kapelen sepse është një aksesor në modë. Ndërsa të tjerë që vëmendja të përqendrohet tek kapelja dhe jo në portretin pa “make-up”. Ka dhe nga këta të fundit që e përdorin si një mënyrë për tu mbrojtur nga dielli.

Ajo shpreh një dëshirë femërore të lidhur me imazhin që krijon, larg së përgjithshmes dhe e përdorshme në çdo rast.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore