Sport

Lufta mes komentatorësh në UFC: Kur flet Cormier ia ndalë zërin televizorit


Dominick Cruz dhe Daniel Cormier, luftëtarë dhe komentatorë të MMA

Ish-kampioni i peshave të lehta, Dominick Cruz, nuk është i kënaqur me mënyrën se si Daniel Cormier komenton, por ai thotë që nuk e ka dëgjuar shumë së fundmi.

Para luftës së tij me me Pedro Munhoz në UFC 269 të shtunën, Cruz-it iu kërkua nga mediat që të vlerësonte aftësitë e komentatorëve dhe ai e kritikoi Cormier-in, duke thënë që ai është i papërgatitur.

Në anën tjetër, ai vlerësoi shumë Jon Anik, për komentim e tij aksion pas aksioni.

“Anik, për mua”, filloi ai, “ai i bën mirë detyrat e shtëpisë para një lufte”, tha Cruz.

Jon Anik, komentator i UFC

“Njerëzit nuk kanë ide sa shumë duhet të praktikohet ai që të jetë i gatshëm për atë mënyrë komentimi. Ai na udhëheq në transmetim me mënyrën se si flet”.

“Kur vjen puna te Daniel Cormier, zakonisht e ndali zërin tërësisht”, tha Cruz.

“E dua DC-në, ai është shoku im, mirëpo për mua, nga eksperienca ime, ai nuk i bën siç duhet detyrat e shtëpisë”.

“Ai thjesht do të vij, ta bëj punën, ti marrë parat dhe të ikë”.

“Ai nuk përgatitet për ndeshjet tona”, vazhdoi Cruz, “tani ndoshta do ta bëj, shpresoj të ulet dhe të shikoj një film rreth meje që të jetë i informuar për atë që bëj dhe pse e bëj”.

Daniel Cormier

Cormier, ish-kampion i divizionit të dytë në UFC, ka marrë edhe komente poziteve, por edhe negative, rreth punës së tij si komentator”.

Tifozët e vlerësojnë entuziasmin e tij në kafaz, mirëpo të tjerët e kritikojnë për mungesë të dijes dhe përgatitjes.

Derisa Cruz i sinqertë u shpreh rreth asaj që mendon, ai po ashtu e vlerësoi vështirësinë e punës dhe se ai vet po punon gjatë gjithë kohës që të përmirsohet.

“Sinqerisht, nuk jam gjithmonë perfekt. Ka një grup rreth 400 apo 600 luftëtarësh, dhe normalisht jo të gjithë do të pajtohen me atë që them”, u shpreh Cruz.

“Është e gjitha perspektive aty, DC është një atlet i talentuar dhe besoj që Bisping bën shumë punë”.

“Sikur ai, edhe unë shikoj video që të studiojë”.

“Arsyeja pse unë bëj studimin e videove është më e madhe se unë”, vazhdoi ai, “unë nuk jam aty që ta dëgjoj vetën duke folur dhe të kem të drejtë, jam aty për të mbështetur atletët dhe për për të folur se çfarë i bën ata të mirë”.

Përveç punës me Anik, Cormier, dhe Bisping, Cruz poashtu e ka ndarë tavolinën edhe me Joe Rogan.

Edhe pse Rogan punon vetëm për lufta e UFC-së ‘paguaj për të shikuar’, ai mbetet një nga figurat më popullore të sportit, për shkak të komentimit dhe ‘podcast-it’ të tij.

Cruz e cilësoi punën e Rogan-it pak më të lehtë edhe për shkak të punës së tij si komedian. Poashtu ai kishte plot gjëra të mira të thoshte për kolegët e tij në transmetim – edhe për Cormier.

Joe Rogan, komentator i UFC dhe komedian

“Vet sporti, po, ne mund të dijmë më mirë se ishim të pranishëm si atletë, por Joa Rogan sjell një kualitet special”, u shpreh ai.

“Shpresoj që ai të jetë afër meje gjithmonë. E dua punën me të, e dua atë si njeri dhe për atë që qëndron momentalisht, veçanërisht në këtë moshë, ai është një njeri shumë i fortë”.

“Edhe me Anik”, vazhdoi Cruz, “edhe me atë dua të punojë gjithë jetën, madje edhe i kam thënë ‘do të godas nëse largohesh, kam nevojë për ty, mos guxo’”.

“Unë dhe Bisping”, pyet ai, “ai është miku im, thjesht është qesharak”.

“Sa i përket DC, ne grindemi si vëllezër, ai është si vëlla për mua”.

“E dua atë, thjeshtë, por kam nevojë që ai të shikoj më shumë video”, e mbylli Cruz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore