Stil

Loredana Zefi një nga reperet më të shikuara në YouTube


Loredana Zefi

Për rep-artisten e njohur kosovare Loredana Zefi, sukseset nuk kanë të ndalur.

Ajo së fundmi ka hyrë edhe në listën e repereve më të shikuara në platformën YouTube.

Pas Nicki Minaj, Cardi B, Doja Cat, Iggy Azalea dhe Megan The Stallion, Loredana ka zënë vendin e shtatë në këtë listë.

Fama e saj internacionale, me popullaritet të gjerë në trojet shqiptare e ato gjermano folëse, i ka siguruar Loredanës, gjithsej afër një miliard shikime në këtë platformë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e hitit “Genick“ përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Instagram.

Theksojmë se këngëtarja është një nga artistet më të ndjekura shqiptare në Instagram, duke numëruar kështu mbi 3 milionë ndjekës,

Kënga e fundit e Loredanës ishte “Heart Attack” në bashkëpunim me reperin Noizy, e cila pos që u pëlqye shumë nga audienca e tyre, për vetëm një muaj arriti të grumbulloi plot 28 milionë klikime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore