Sport

Llorente: Nuk luajmë për titullin kundër Barcelonës


Marco Llorente i Atletico Madrid-it beson që La Liga nuk vendoset në ndeshjen përballë Barcelonës në javën e 35-të .

Ai thotë se është i vetëdijshëm se “Rojiblancos” janë në garë me Real Madrid-in, Barcelona-n dhe Sevilla-n për titullin.

Por, sikur trajneri i tij, edhe Llorente mendon që “ndeshjet duhet të merren njëra pas tjetrës”.

“Të gjitha skuadrat jemi të goditur nga lëndimet”, tha Marcos.

“Është një sezonë i vështirë për të gjihë, nuk ka asnjë arsyetim. Duhet t’i marrim ndeshjen një nga një”.

Ndeshjen në Camp Nou ai e konsideron “të rëndësishme, por jo vendimtare”.

“Jemi katër skuadra me mundësi për të fituar ligën dhe shumë pikë kanë mbetur në lojë”.

“Të gjitha skuadrat janë në të njejtën faqe. Ne këmi besim në atë se çka po bëjmë. Do të luftojmë deri në fund, jemi shumë mirë në aspketin mental dhe fizik”.

Ndeshja Barcelona – Atletico Madrid zhvillohet më 8 maj, në “Camp Nou”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore