Përballje

Liverpool-i kalon në gjysmëfinale të FA Cup, mposht me rezultat minimal Nottingham-in


Liverpool-i ka kompletuar gjysmëfinalen e FA Cup, teksa u kualifikua duke e mposhtur në udhëtim skuadrën e Nottingham Forest-it me rezultat minimal 0:1.

Një lojë që u karakterizua me shumë raste shënimi nga ana e Liverpool-it, por ata e kishin të vështirë përballë mbrojtjes së fuqishme të vendasve.

Goli i vetëm i kësaj sfide erdhi në minutën e 79-të, kur Diogo Jota shënoi golin e fitores, pas një asistimi të marrë nga anësori Tsimikas.

Me këtë fitore, skuadra e “the reds” kalon në gjysmëfinale të këtij edicioni në FA Cup, derisa më herët janë kualifikuar Chelsea, Manchester City dhe Crystal Palace.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore