Boterori 2022

Live: SHBA – Uells


Përfundon ndeshja. SHBA 1 – 1 Uells.


Penallti për Uellsin.

GOOOOOL! Uellsi barazon rezultatin, Gerath Bale shënon nga penalltia.


Shans i dyfishtë për Uellsin, Fillimisht Ben Davies nga një distancë e afërt godet me kokë, por ndalet nga portieri amerikan.

Pastaj nga goditja e këndit uellsianët rrezikojnë edhe njëherë Kieffer Moore, por goditja e tij shkon ngjitur me transversale.


Kur kanë kaluar 10 minuta të pjesës së dytë, Uellsi ka pasur lojën në kontroll më shumë.

Amerikanët kanë marrë kartonin e tretë të verdhë. Mbrojtësi veteran, Tim Ream, është ndëshkuar.


Fillon pjesa e dytë, amerikanët janë në avantazh minimal ndaj uellsianëve me golin e shënuar nga futbollisti i Lille, Timothy Weah.


Përfundon pjesa e parë. SHBA është në epërsi minimale.


GOOOOOOOL! Shënon SHBA. Futbollisti i Lille, Timothy Weah, ka kaluar amerikanët në epërsi, pas asistimit të Cristian Pulisic.

Goli i Timothy Weah:


Kur kanë kaluar 25 minuta lojë, është duke u zhvilluar një ndeshje me shumë kujdes nga dyja skuadrat.


Amerikanët marrin dy kartonë të verdhë. Sergino Dest dhe Westn McKennie brenda dy minutave janë ndëshkuar nga arbitri pas ndërhyrjeve të ashpra.


Kur kanë kaluar 10 minuta lojë, rezultati mbetet i pandryshuar. SHBA pati dy raste të njëpasnjëshme, ku goditja e Joshua Sargent u ndal nga shtylla.


Momentet në stadium para fillimit të ndeshjes.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përballen me Uellsin në ndeshjen e parë të Grupit B.

Ndeshja që fillon në ora 20:00 dhe do të luhet në stadiumin “Ahmad bin Ali”.

Amerikanët kanë gjeneratën më të mirë aktualisht dhe shpresojnë të shkojnë së më larg që të munden.

Në anën tjetër, gjeneratë të mirë kanë edhe Uellsi, të cilët po e shijojnë Botërorin e parë në historinë e tyre.

Formacionet zyrtare:

SHBA (4-3-3): Turner, Dest, Zimmerman, Adams, Robinson, Musah, McKennie, Pulisic, Ream, Weah, Sargent.

Uells (3-4-3): Hennessey, Williams, Davies, Mepham, Rodon, Wilson, Ramsey, Bale, Roberts, Ampadu, James.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore