Zgjedhjet në Shqipëri

Lista e publikuar për kandidatët e PS, e pavërtetë


Një listë me emrat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e 25 prillit ka qarkulluar në gjithë mediat e vendit.

Por, nga burime të Albanian Post brenda Partisë Socialiste, kjo listë është e pakonfirmuar.

“Një pjesë e emrave mund të jenë realisht në listat e PS-së gjatë zgjedhjeve të 25 prillit. Por, shumë nga ata që janë përmendur mund të mos jenë pjesë e listës”.

Bie në sy gjithashtu se jo të gjitha qarqet janë të plotësuara me emra sipas mandateve përkatëse.

Një listë përfundimtare e socialistëve kandidatë do të bëhet me dije gjatë fundjavës sipas burimeve.

Më herët, gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama bëri me dije se Najada Çomo, shefja e Spitalit Infektiv, pritet të jetë pjesë e listave të PS-së.

Vetë Rama ndërkohë, ka deklaruar se do të kandidojë në dy zona: Vlorë dhe Durrës.

Afati përfundimtar për dorëzimin e listave zgjedhore është 8 marsi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore