Sport

Lisbon 2020 apo Munich 2021?


Ripërsëritet finalja e vitit 2020 mes kampionëve të Bayern-it dhe nënkampionëve të PSG-së.

Këtë radhë është faza çerekfinaleve që sheh këto dy skuadra në duel titanësh.

Me shumë mungesa vijnë të dy skuadrat në ndeshjen që zhvillon fazën e parë në “Allianz Arena”.

Hansi-Flick vjen pa shërbimet e shtatë futbollistëve, mës tyre edhe ylli i skuadrës bavareze, Robert Lewandowski.

Costa, Gnabry i infektuar me COVID-19, Hoffman, Martinez, Tilman dhe Tolisso janë mungesat tjera.

Edhe Pochettino në anën tjetër ka shumë ,ungesa, por me dy futbollistët kryesor, Mbappe dhe Neymar që janë në 100%-shin e tyre.

Bernat, Florenzi, Icardi, Kurzawa, Paredes dhe Veratti janë mungesat për francezët.

Vendasit konsiderohen favorit, por duke parë mungesat e Gnabry-t dhe Lewandowski-t, PSG mund të ketë mundësinë më të mirë për të nxjerrë një rezultat të favorshëm në Gjermani.

Ndeshja vjen me fillim në orën 21:00, nën referimin e gjyqtarit spanjoll, Mateu Lahoz.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore