Përballje

Liria e Prizrenit shkakton befasinë, eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës


Liria e Prizrenit është emri befasues deri më tani në Kupën e Kosovës në futboll.

Ata eliminuan skuadrën e Dritës nga rrethi i 1/16-ve të kupës, duke e mposhtur me rezultat 1:2 në udhëtim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të gjilanasve dhe me më shumë raste të krijuara, derisa dyja skuadrat shijuan nga një herë golin.

I pari erdhi në minutën e tretë, kur Liria kaloi në epërsi me anë të Prins Tijueza.

Marko Simonovski barazoi shifrat në minutën e 32-të.

Në pjesën e dytë, përsëri vendasit ishin skuadër më kërkuese, por mysafirët u mbrojtën mirë dhe ishin konkret duke shënuar në fund golin e fitore.

Goli i fitores erdhi në minutën e 87-të me anë të Ardit Topallaj, i cili vulosi fitoren e Lirisë.

Me këtë fitore, Liria kalon në raundin e 1/8-tës në Kupën e Kosovës. Ndërsa eliminohet Drita që ishte një prej pretendentëve për të triumfuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore