Sport

Liga Unike/Penza kualifikohet në finale


Penza është kualifikuar në finale të Ligës Unike për Femra, duke mundur Bashkimin në gjysmëfinale me shifrat 83:57 (13:17, 21:10, 23:14, 26:16).

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ku Penza e nis me një seri prej 5:0, por më pas rikthehen prizrenaset, duke barazuar rezultatin dhe zhvillohet një lojë e barabartë, ndërsa në fund të çerekut të parë, me katër pikë nga skuadra prizrenase, kjo pjesë përfundon 13:17.

Pas pesë minutave të barabartë në periudhën e dytë, vashat pejane morën lojën në duar, duke qenë më të mira në parket, ku krijuan epërsi prej 13 pikësh, 34:21, ndërsa pjesa e parë përfundon 34:27.


Skuadra pejane vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, që shkoi deri në 17 pikë, 54:37, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:41.

Në dhjetë minutat e fundit, vashat pejane menaxhuan lojën dhe ngritën epërsinë, duke triumfuar në fund me shifrat 83:57.

Penza në finale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Prishtina-Flamurtari, që zhvillohet nga ora 19:00.

Te Penza u dallua Rael Whitsitt me 24 pikë e 18 kërcime, Valbona Bytyqi me 19 pikë dhe Narlyn Mosquera me 16 pikë, kurse te Bashkimi u dalluan Era Shatri me 17 pikë dhe Porsche Poole me 17 pikë.


24 Mars
16:00 Bashkimi-Flamurtari, për vendin e tretë
19:00 Penza-Prishtina, finalja e madhe

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore