Përballje

Liga Evropës/ Roma mposhtet nga Betis, Arsenal-i fiton pastër


Kanë përfunduar edhe ndeshjet e treta të fazës së grupeve në Ligën e Evropës.

Roma është mposhtur në shtëpi nga Real Betis me rezultat 1:2, kështu duke i komplikuar gjërat për kalimin e grupit.

Sfida u zhbllokua në minutën e 34-të, kur Paulo Dybala kaloi Romën në epërsi, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Megjithatë, reagimi i mysafirëve erdhi shumë shpejtë, kur në gjashtë minuta më vonë barazuan rezultatin me anë të Guido Rodriguez.

Pjesa e parë përfundoi me shifra të barabarta, teksa deri në fundin e ndeshjes nuk pati gola.

Kur u mendua që sfida po shkonte drejt barazimit, në minutën e 88-të mysafirët shënuan golin e fitores me anë të Luiz Henrique.

Pas kësaj humbje, tani Roma mban vendin e tretë me vetëm tre pikë, ndërsa Betis ka pikë të plota (nëntë) në vendin e parë.

Në takimin tjetër Arsenal-i mori një fitore me rezultat 3:0 përballë norvegjezëve të Bodo/Glimt.

Londinezët shënuan dy gola të shpejtë, në minutën e 23-të me Nketiah-n dhe pesë minuta më vonë Holding dyfishoi epërsinë.

Vendasit e shënuan një tjetër gol kur Gabriel Jesus asistoi te Fabio Vieira dhe ky i fundit nuk e pati të vështirë të realizonte pesë minuta para se të përfundonte ndeshja.

Kjo ishte fitorja e dytë e Arsenalit në po aq ndeshje të zhvilluara në Grupin A dhe me gjashtë pikë të grumbulluara qëndron në krye.

Rezultatet e Europa League, ndeshjet e orës 21:00

Arsenal – Bodo/Glimt 3-0

Roma – Betis 1-2

Braga – Royale Union 1-2

Fenerbahce – AEK Larnaca 2-0

Freiburg – Nantes 2-0

Midtjylland – Feyenoord 2-2

Olimpiacos – Qarabag 0-3

Rennes – Dynamo Kyiv 2-1

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore