Momente

Lewis Hamilton bëhet Sir


Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton, do të nominohet për titullin ‘Sir’ në New Year Honours.

Hamilton është i katërti pilot britanik që e merr këtë titull.

Hamilton është përfshirë në listën e personazheve që do të marrë titullin Sir nga Mbretëresha Elizabeth II, këtë të enjte, me motivacionin për: “Shërbim të jashtëzakonshëm ndaj Mbretërisë së Bashkuar, në arenën ndërkombëtare”.

Para tij këtë titull e kanë marrë tre pilotë të tjerë britanik: Jack Brabham, Stirling Moss e Jackie Stewart.

12 vjet më parë, në 2008, ai pati marrë prej Mbretëreshës Elizabeth edhe titullin tjetër të rëndësishëm: “Anëtar i Perandorisë Britanike”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore