Sport

Lewandowski: Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër


Robert Lewandowski fitoi çmimin e “Këpucës së Artë Evropiane” 2020/21 të martën, pas arritjeve me Bayern Munich-un.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, polaku është pyetur nga gazetarët rreth një largimi të mundshëm nga Bayern-i. Sulmuesi e ka hedhur poshtë mundësin e largimit.

Ai u tha gazetarëve se nuk e ndjente nevojën për të ndryshuar ambient dhe të tregonte veten duke luajtur në një tjetër ligë, larg Bundesliga-s.

“Nuk kam pse të provoj veten në një ligë tjetër. Unë mund të garoj me më të mirët nga ligat e tjera në Champions League”, tha Lewandowski pasi mori çmimin të martën.

“Unë jam 100% i fokusuar te Bayern Munich-u. Unë nuk mendoj për asgjë tjetër përveç ekipit tim”.

“Unë jam akoma këtu dhe do të jem këtu për një kohë të gjatë”, tha polaku, duke iu referuar mos tërheqejes së tij nga futbolli i luajtur edhe për disa vite të tjera.

“Mosha është vetëm një numër. Ndihem shumë mirë, kam statistikat më të mira që kam pasur ndonjëherë. E di që me trupin tim mund të luaj në nivelin më të lartë për vitet në vazhdim”.

“Unë jam si një verë e mirë dhe shpresoj të bëhem edhe më mirë”, përfundoi deklaratën Lewandowski.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore