Sport

Lewandowski, në fushë kundër Mainz-it


Robert Lewandowski pritet të jetë në fushë për Bayern Munich-un  javën e ardhshme, në përballjen me Mainz-in.

Lewandowski u dëmtua gjatë ndeshjeve kualifikuese të Kupës së Botës, me Kombëtaren e Polonisë dhe humbi ndeshjet përballë PSG-së, Leipzig-ut dhe Union Berlin-it.

Sipas Kicker, polaku do të humbasi edhe përballjet me Wolfsburg-un dhe Bayer Leverkusen-in, por do të jetë i gatshëm në ndeshjen e 24 prillit përballë Mainz-it.

Sulmuesi është rikthyer në stërvitje dhe po realizon seanca stërvitore personale dhe vrapime.

Bayern-i gjithashtu ka një sërë lojtarësh të dëmtuar si: Douglas Costa-n, Serge Gnabry-n, Marc Roca-n, Niklas Sule-n dhe Correntin Tolisso-n. Ndërkaq, mbeten në dyshim, Leon Goretzka dhe Lucas Hernandez-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore