Lajme

Lëvizja “FOL”: bizneset thonë se korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik


Yllka Buzhala dhe Ardi Shatri

Të enjten, e nëntë dhjetorit, janë publikuar gjetjet e hulumtimit “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”, nga Lëvizja FOL.

Yllka Buzhala, anëtare e Lëvizjes “FOL”, ka thënë se bizneset e anketuara janë të 18 profileve dhe 60 përqind prej tyre janë realizuar në Prishtinë.

“Sa i përket profilit të bizneseve janë 18 biznese. Ndërsa 60 përqind anketa janë realizuar në Prishtinë”.

Kjo lëvizje, e cila merret me monitorimin e prokurimit publik, ka realizuar një varg aktivitesh siç është lansimi i portalit transparent.

Kurse këtë vit, sipas Buzhalës, në fokus kanë qenë bizneset që lidhin kontrata me institucione si dhe qasja e prokurimit ndaj bizneseve.

“Këtë vit FOL, e ka fokusin edhe në bizneset që lidhin kontrata me institucione. Sa është prokurimi publik i qasshëm ndaj bizneseve. Llojet e prokurimit janë shërbime, ndërtim dhe furnizime. Ne kemi marrë biznese që janë pjesë në aktivitete të prokurimit publik”, deklaroi ajo.

Yllka Buzhala dhe Ardi Shatri

Ndërkaq Ardi Shatri, ka deklaruar se 67 përqind e bizneseve janë ballafaquar me sfida të rënda gjatë pandemisë.

Ai thotë se, më shumë se gjysma e bizneseve, pretendojnë se korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik.

“Mbi gjysma e bizneseve mendojnë që korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik. Ata që ndikojnë janë zvarritja e proceseve gjyqësore”.

Por, sipas tij prokurimi publik bëhet në formë të hapur dhe partitë politike e konsiderojnë këtë proces si një faktor mjaft të rëndësishëm.

“Prokurimi publik bëhet në formë ta hapur. Partitë politike i konsiderojnë faktor të rëndësishëm se si zhvillohet prokurimi publik. 45 përqind e bizneseve e kanë përmend tenderin si problem kyç në prokurimin publik. Partitë politike kanë rol se qysh rregullohet prokurimi publik”, është shprehur Shatri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore