Gatimi

Lëngje të pasura me vitamin C


Nevoja për vitaminë C, është tepër e rëndësishme për njeriun. Kjo nevojë është shtuar edhe më shumë gjatë pandemisë. Vitamina C është shumë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin,  e çdo qelize në organizëm. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit, përthithjen e hekurit, forcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e kockave.

Vitamina C neutralizon radikalet e lira të cilat shkaktojnë inflamacion dhe dëme të shumta në organizëm. Siç ndodh rëndom edhe në rastin e vitaminave të tjera, shumë njerëz në vendin tonë nuk konsumojnë sasinë e duhur të kësaj vitamine të rëndësishme. Kjo vjen si pasojë e ushqyerjes së shpejtë e të keqe dhe mungesës së suplementëve.

Ekspertët thonë se lëngjet mund të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor por ato nuk duhen konsideruar si burimi i vetëm i kësaj vitamine. Përveç vitaminës C, lëngjet e freskëta të frutave ofrojnë shumë kalori dhe sheqer sepse u mungon fibra që gjendet tek tuli dhe lëkura.

Agrumet janë ndër frutat më të pasura me vitaminë C. Një gotë me lëng portokalli ofron 125 miligramë vitaminë C. Një gotë me lëngun e boronicës së kuqe ofron 90 miligramë vitaminë C. Lëngu i ananasit ofron më shumë se 25 miligramë për gotë ndërsa ai i kumbullës vetëm.

 


Perimet janë shumë të pasura me këtë vitaminë të rëndësishme. Një lëng perimesh miks ofron 65 miligramë vitaminë C. Lëngu i domates ofron 45 miligramë vitaminë C në një gotë ndërsa ai i karrotës ofron 20 miligramë vitaminë C.

Nevojat për vitaminë C janë në varësi të disa faktorëve. Burrat dhe djemtë kanë nevojë për 90 miligramë vitaminë C në ditë ndërsa gratë dhe vajzat për 75 miligramë vitaminë në ditë. Gratë shtatzëna kanë nevojë për 85 miligramë vitaminë C dhe gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji deri në 120 miligramë vitaminë C. Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore