Lajme

Lëndohen tre zyrtarë policor, aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë


Ilustrim.

Të mërkurën e 27 prillit, ka ndodhur aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë nga i cili kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policor.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur  rreth orës 21:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona fshati Stanovc, një veturë policore e përfshirë. Si pasojë e aksidentit tre zyrtarë policor kanë pësuar lëndime”.

Policia e Kosovës.

Ai tutje ka bërë të ditur se policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore