Lajme

Lea Seydoux dhe Daniel Craig emocionohen teksa ndajnë skenën e fundit


Aktorja e njohur franceze Lea Seydoux dhe aktori Daniel Craig, i njohur për rolin e tij si James Bond, kanë ndarë disa momente tepër emocionuese me njeri- tjetrin, teksa shihnin skenën e tyre të fundit në filmin “No Time To Die”.

Ata janë përlotur dhe përqafuar,teksa ndanin atë moment së bashku.

Ajo u shpreh “Patjetër që është emocionuese sepse kemi dhënë shumë për këtë film dhe kur ke miks emocionesh, rrjedhin vetë lotët.”

Është e qartë se Seydoux është aktorja që emocionohet më shpejt dhe më shumë, në filmin që pati premierën në “Albert Hall” këtë javë.

Lidhur me marrëdhënien e saj me Daniel Craig ajo u shpreh se mes tyre po ndodh një lidhje dashurie moderne.

Dhe kjo nuk është e vetmja gjë që ka ndryshuar.

Ajo tha se: “Agjenti sekret, James Bond i cili më përpara ishte i sertë dhe shumë serioz, tashmë Craig është më tërheqës dhe sentimental.”

“Ai i shfaq emocionet e tij dhe nuk e ka aspak problem. Më pëlqen veçanërisht fakti që Daniel nuk është si ndonjë superhero, por ai tregon të metat e tij dhe kjo është arsyeja pse njerëzit e duan atë.”, u shpreh Seydoux.

Lea, e cila fitoi çmimin kryesor në Kanë në vitin 2013 për performancën e saj në “Blue Is The Colormest Color” dhe është vlerësuar për punën e saj në filmat e “Wes Anderson”, “The Grand Budapest Hotel” dhe “The French Dispatch”, të cilat do të shfaqen në “Festivalin e Filmit BFI” në Londër në datat 10, 11 dhe 13 Tetor, tha se është e nderuar të jetë pjesë e këtij eventi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore