Sport

Lazio shtang Inter-in, shqiponjat fitojnë me përmbysje


Lazio ka arritur të mposht Inter-in me rezultatin 3-1 në ndeshjen e javës së tetë në Serie A italiane. Kryeqytetasit kanë fituar me përmbysje, pasi në pjesën e parë e gjetën veten në disavantazh të një goli.

Skuadrat u përballën në “Olimpico” të Romës. Duket se në këtë ndeshje fati ishte me lacialët edhe pse ata ishin më kërkues në fushë.

Djemtë e udhëhequr nga Maurizio Sarri ishin më kërkues në fushë. Edhe pse golin e parë do e shënonin miqtë.  Në minutën e 12, Ivan Perisic shndroi në gol një 11 metërsh. Goli i kroatit do të ishte i pari dhe i fundit për pjesën e parë të takimit.

Në pjesën e dytë edhën golat e Lazio-s. Fillimisht ishte Ciro Immobile që barazonte shifrat me penallti në minutën e 64.

Felipe Anderson do të sillte dyfishimin e shifrave për lacialët. Kundërsulm i Lazio-s, me Immobile-n që gjuajti drejt portës kundërshtare, por Samir Handanovic e ndali.

Topi i ndalur prej  portierit slloven mbeti vakant në zonë dhe Anderson-i nuk e pati të vëshitrë ta dërgonte në rrjetë, me portën e boshatisur.

Gjatë aksionit të Lazio-s, lojtari i Inter-it, Federico Dimarco, ishte i shtrirë në fushë, por lojtarët lacial nuk e nxorën topin jashtë në shenjë fair play dhe në fund shënuan gol.

Goli do të sillte nervozizëm në fushë. Massimiliano Irrati nxori tre kartona të vedhë. Lautaro Martinez-i, Denzel Dumfries-i dhe Anderson-i ishin të ndëshkuarit.

Goli që do të vuloste shifrat e takmit do të vinte në minutën e 90+1. Faull pranë zonës së Inter-it dhe me Luis Alberto-n që kroson në zonë dhe gjen Sergei Milinkovic-Savic të pa mbuluar mirë nga mbrojtja mike. Serbi nuk e pati të vështirë të mposhtë Handanovic-in.

Me fitoren e arrtiur, Lazio shkon në kuotën e 14 pikëve, në vendin e pestë. Inter-i qëndron në vendin e tretë me 17 pikë.

Më herët në Serie A u luajt sfida midis Spezia-s dhe Salernitana-s. Skuadra e Rei Manajt dhe Ardian Ismajlit fitoi me rezultatin 2-1.

Renditje e Serie A:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore