Përballje

Lakers mposhtin me vështirësi Knicks në rikthimin e James, Bucks shkatërrojnë Blazers


Ndeshjet në NBA ishin dramatike dhe shumë interesante.

Los Angeles Lakers – New York Knicks

Ndeshja mes Los Angeles Lakers dhe New York Knicks përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 122:115.

Koha e rregullt nuk i mjaftoi dy ekipeve për të gjetur fituesin, kështu që, gjithçka u vendos në kohën shtesë.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte plotësisht e dominuar nga Knicks, të cilët arritën një epërsi prej 15 pikësh.

Në çerekun e tretë shpërthyen Lakers, të cilët arritën të kthejnë rezultatin në favorin e tyre.

Ky ishte po ashtu rikthimi i LeBron James pas pesë ndeshjeve mungesë.

Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Lakers kishin një epërsi prej shtatë pikësh, por kjo nuk mjaftoi për RJ Barret, i cili barazoi rezultatin me një trepikësh në sekondat e fundit.

Më të dalluarit te Lakers ishin LeBron James me dyshifrorë të trefishtë prej 29 pikësh, 13 kërcimesh e 10 asistimesh, Anthony Davis me 28 pikë e 17 kërcime dhe Malik Monk me 29 pikë.

Ndërsa te Knicks, më të mirët ishin RJ Barret me 36 pikë dhe Julius Randle me 32 pikë e 16 kërcime.

Portland Trail Blazers – Milwaukee Bucks

Dueli mes Portland Trail Blazers dhe Milwaukee Bucks përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 108:137.

Bucks ishin dominant gjatë gjithë lojës, të cilët e ‘përfunduan’ ndeshjen në çerekun e tretë, duke fituar një epërsi prej 32 pikësh, pa filluar perioda e katërt.

Giannis Antetokounmpo befasoi të gjithë, pasi shënoi katër nga shtatë tentime për tre pikë.

Më të dalluarit te Bucks ishin Bobby Portis me 30 pikë dhe Giannis Antetokounmpo me 29 pikë e 9 kërcime.

Ndërsa te Blazers, më të mirët ishin Anfernee Simons me 19 pikë dhe Cj McCollum me 17 pikë.

Ndeshjet e tjera të luajtura në NBA përfunduan kështu:

Orlando Magic – Memphis Grizzlies 115:135

Charlotte Hornets – Miami Heat 86:104

Washington Wizards – Phoenix Suns 80:95

Sacramento Kings – Oklahoma City Thunder 113:103

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore