Sport

Lajme të mira për Argjentinën, Dybala mund të kthehet për Kupën e Botës


Lajme të mira vijnë për kombëtaren e Argjentinës pak para fillimit të Kupës së Botës.

Sipas asaj që shkruan korrespodenti i “Sky Sport Italia”, Angelo Mangiante, Dybala është duke shkuar drejt rikuperimit që do t’i marrë kohë katër, maksimumi gjashtë javë.

“Katar 2022” fillon më 20 nëntor, kështu që në letër, Dybala ka ende një shans për të hyrë në skuadrën argjentinase, por vetëm nëse koha e tij e rikuperimit nuk do të jetë më e gjatë se një muaj.

Sipas “Il Corriere Dello Sport”, ylli argjentinas do t’i nënshtrohet një ekzaminimi të ri mjekësor javën e ardhshme dhe tashmë ka filluar programin e rikuperimit.

Sulmuesi i Romës u dëmtua gjatë fitores 2:1 të së dielës ndaj Lecce-s në “Stadio Olimpico”, derisa shënoi një gol nga pika e bardhë e penalltisë.

Ajo që tashmë dihet sigurt, është që Dybala nuk do të luajë më për Romën në vitin 2022.

28-vjeçari është golashënuesi më i mirë i Romës këtë sezon me shtatë gola në 11 paraqitje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore