Përballje

Lacazette shpëton Arsenal-in nga humbja


Ndeshja e fundit e javës së tetë në Premier Ligën angleze, prodhoi gola dhe spektakël.

Arsenal dhe Crystal Palace, ndanë pikët pasi barazuan me rezultat 2:2.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit e Arsenal-it, të cilët që në minutën e tetë shënuan me anë të Pierre-Emerick Aubameyang.

Pjesa e parë përfundoi me epërsi minimale të londinezëve, ndërsa me të filluar e dyta, një gabim në mbrojtjen e tyre i kushtoi me golin e barazimit nga ana e Cristian Benteke.

Edhe goli i dytë erdhi pas një gabimi në fazën defensive të “topçinjve”, të cilën e realizoi Odsonne Edouard.

Megjithatë kur ishte minuta e 95-të, sulmuesi francez, Alexandre Lacazette u shfaq në vendin e duhur për të shtyrë topin në rrjetë dhe për të shmangur humbjen e ekipit të tij.

Arsenal aktualisht pozicionohet në vendin e 12-të me 11 pikë të grumbulluara, ndërsa Crystal Palace gjendet dy pozita më poshtë me tetë pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore