Sport

La Liga, ashpërsohet lufta për titull dhe qëndrimin në elitë


La Liga do të presë katër ndeshje për javën e 35 të saj. Superndeshja e ditës është ajo midis Barcelona-s dhe Atletico Madrid-it, një sfidë përcaktuese për titullin në La Liga.

Ndeshja hapëse e ditës së shtunë në La Liga është ajo midis Deportivo Alaves-it dhe Levante-s. Sfidë që do të luhet duke filluar nga ora 14:00.

Të dy ekipet rrezikojnë rënien nga kategoria. Alaves-i ka 31 pikë, ne vendin e 16, ndërsa Levante ka 38 pikë dhe eshte ne vendin e 13. Vendet e 18 dhe 19 që të rrezojnë nga kategoria janë me nga 30 pikë dhe mbahen nga Huesca dhe Elche.

Në 16:15, mitiku “Camp Nou” do të presë ndeshjen midis Barcelona-s dhe Atletico Madrid-it. Vendasit renditen të tretët në La Liga me 74 pikë. Miqtë renditen në vendin e parë me 76 pikë. Të dy ekipet, së bashku me Real Madrid-in e vendit të dytë, që ka 74 pikë, janë në garë për titullin kampion.

Duke filluar nga ora 18:30, Cadiz-i do të presë Huesca-n. Vendasit kanë 40 pikë në renditje. 10 pikë më shumë se miqtë që mbajnë vendin e 18, që janë në barazim pikësh me Elche-n e vendit të 19.

Ndeshja e fundit në La Liga për ditën e shtunë është ajo midis Athletic Bilbao-s dhe Osasuna-s. Ndeshja do të luhet duke filluar nga ora 21:00. Vendasit kanë 45 pikë dhe mbajnë vendin e nëntë, ndërsa miqtë kanë 40 pikë dhe renditen në vendin e 11.

Ditën e premte u luajt sfida Real Sociedad – Elche, e cila përfundoi me rezultatin 2-0. Ndeshjet e tjera, do të luhen midis ditës së diel dhe të hënës: Getafe – Eibar, Valencia – Real Valladolid, Villarreal – Celta Vigo, Real Madrid – Sevilla dhe Real Betis – Granda.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore