Lajme

Kuvendi të mërkurën voton për Rezolutën për pagat në sektorin publik


Kuvendi i Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbajnë seancë të mërkurën e 26 janarit, pas takimeve të disa komisioneve parlamentare, ku do të votojnë për Propozim-rezolutën nga debati parlamentar në lidhje me pagat në sektorin publik.

Vazhdimi i seancës do të filloj nga ora 14:00 dhe në rend të ditës do të jenë pika të papërfunduara nga seancat e kaluara plenare.

Në rend të ditës do të jenë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22, 23 nëntor dhe 6 dhjetor 2021.

Kuvendi i Kosovës

Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020, shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Kosmonte Foods” Sh.p.k.

Pikat e papërfunduara nga seancës plenare, e mbajtur më 13 dhe 14 dhjetor 2021, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-060 për mbeturina, votimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-018 për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-021 për tregti me jashtë, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-099 për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-077 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-127 për regjistrimin e bujqësisë, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-041 për prodhimin, grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e duhanit, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-079 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 85 për peshkatari dhe akuakulturë.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/5 i Kosovës për farërat, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-081 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-085 për bujqësi organike, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-082 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-120 për mbrojtjen e bimëve, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-083 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-8 për verërat.

Kuvendi i Kosovës

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-084 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.02/L-53 për Gjuetinë.Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-085 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2004/13 për materialin fidanor, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-086 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-114 për pasurimin e miellit, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-087 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.04/L-040 për rregullimin e tokës.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-088 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.02/L-111 për bletari, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-089 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 2003/10 për plehrat artificiale, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-090 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L- 10 për përkujdesjen ndaj kafshëve, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-091 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/21 për veterinarinë.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-029 për inspeksionin bujqësor, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-093 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-042 i produkteve për mbrojtjen e bimëve, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-094 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-9 për ujitjen e tokave bujqësore.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-095 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/9 për kooperativat e bujqëve, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-064 për tokën ndërtimore.

Pika e papërfunduar nga seanca plenare më 20 dhe 21 janar 2022 është ajo e votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2020.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore