Lajme

Kuvendi me një minutë heshtje nderon të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës


Kuvendi i Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, me një minutë heshtje ka nderuar të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Ndërsa seancën e ka nisur me himnin kombëtarë të Kosovës, e pastaj me atë të Shqipërisë.

I pranishëm në këtë seancë është edhe Rifat Jashari i cili është pritur me duartrokitje në këtë seancë.

Të pranishëm në këtë seancë përveç krerëve të shtetit dhe deputetëve, janë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadori i Bashkimit Evropian Tomas Szunyog, ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Për nderë të 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kuvendi është duke mbajtur seancë solemne.


Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, në Prekaz të Skenderajt, forcat serbe sulmuan shtëpitë e familjes Jashari, duke lënë të vrarë mbi 50 anëtarë të kësaj familjeje.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Pas 78 ditësh bombardime të NATO-s, Sllobodan Millosheviçi, në atë kohë president i Serbisë, u dorëzua në qershorin e vitit 1999 dhe pranoi Marrëveshjen e Kumanovës.

Më 10 qershor, Këshilli i Sigurimit miratoi Rezolutën 1244, me të cilën vendosi administratën e përkohshme të OKB-së në Kosovë dhe fuqizoi praninë ushtarake të KFOR-it.

Kosova, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, ndërtoi institucionet e saj, ndërsa më 17 shkurt të vitit 2008, shpalli pavarësinë e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore