Sport

Kuvendi i Republikës së Kosovës nderon Majlinda Kelmendin


Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozimin e ardhur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) për të shpallur medalisten e artë në Rio 2016, Majlinda Kelmendin si “Qytetare me Merita të Veçanta”.

“Kelmendi me arritjet në sportin e xhudos është shndrruar në ikonën e suksesit kosovar dhe është bërë shembull i shoqërisë tonë duke i thyer të gjitha tabut e vështirësive dhe sfidave në sport”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.

“Ajo i ka dëshmuar rinisë tonë, se kur punohet me përkushtim dhe qëndrueshmëri – suksesi është i pashmangshëm”.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka prekur majat e suksesit të sportit të xhudos në arenën ndërkombëtare. Arritjet me te medha te Kelmendi jane: Kampione e Botës për të rinj, Kampione në disa Grand Slams, Kampione e Evropës dhe Kampione Olimpike në Rio 2016.

“Konsideruar kontributin që ajo e ka dhënë në promovimin e fushës së sportit në Kosovë, dhe në promovimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi merr statusin e qytetares me merita të veçanta, dhe do të shpërblehet në vlerë prej 1,321.32Euro në muaj – vlerë e cila përkon me rrogën bruto të një Ministri/e në Kosovë”, vijon njoftimi i ministrisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore