Lajme

Kush është figura misterioze në sulmet e Capitol-it


Një ish oficer i inteligjencës së Marinës amerikane, dhe zyrtar i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) në Virgina, është paraqitur si “figura kyçe” në hetimin federal, për protestat e Capitol-it.

Prokurorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pretendojnë se ai ka organizuar dhe trajnuar një grup të milicisë.

Thomas Edward Caldwell, 66 vjeç, ka përdorur aftësitë e tij ushtarake për të marrë snajpera dhe armë në një anije, javë përpara ngjarjes së Capitol-it.

Ai është akuzuar për komplot, pengim të një procesi zyrtar, shkelje dhe shkatërrim të pronës qeveritare.

Sipas dosjes së prokurorisë, ai i ka pritur anëtarët e tjerë në shtëpinë e tij duke bërë edhe koordinimin me ta.

Caldwell është themeluesi i Mbajtësve të Premtimit, një grup pjesëmarrës në sulm. Ata komunikonin me njëri-tjetrin nëpërmjet një programi të koduar.

Avokati i Caldwell, insistoi në pafajësinë e klientit të tij. Ai në deklaratën për gazetarët u shpreh i indinjuar për mosmarrjen parasysh së moshës dhe sëmundjes së të akuzuarit.

Profili i Caldwell

Caldwell, ka punuar si zyrtar qeveritar dhe kontraktor. Në hetimet e kryera tregohet se si ai ka fituar tendera të ndryshme në fushën e teknologjisë së informacionit. Këtu përfshihet dhe shuma prej 500 mijë dollarësh e marrë nga administrata e Zbatimit të Barnave, për shërbimet e lidhura me kompjuterin.

Caldwell, organizoi protestat e nëntorit por këtë herë ai u sigurua të pajisej me mjete të luftës.

Ai bleu në internet disa armë zjarri të fshehura e të dukura si aparate telefonike.

Anëtarët e grupit të tij kanë bashkëpunuar me grupe të tjera që njihen për historinë e dhunës.

Prokurorët i kanë shtuar akuzat për të duke thënë se ai kishte hartuar një listë vdekjeje ku përfshiheshin edhe zyrtarët shtetërorë.

Për ta nuk ka rëndësi nëse ai nuk ka qenë i pranishëm në sulm apo jo , por ai si “trajner ka pasur përgjegjësinë kryesore se çfarë do të bënin lojtarët e tij”.

Figura të tjera të pranishme në sulm

Mes bashkëpunëtorëve të Caldwell-it ishte dhe Jessica Watkins, e cila është cilësuar “figurë kryesore” në dhunë dhe shumë e rrezikshme për t’u liruar.

Në një kontroll të shtëpisë së Watkins më 17 janar, autoritetet federale thanë se gjetën pajisje mbrojtëse dhe mjete luftarake, pajisje mjekësore, një mini-dron, armë zjarri.

Ajo nuk ka pranuar asnjë avokat mbrojtës duke i quajtur trazirat një protestë paqësore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore